Zëvendësja e ish kryeprokurores speciale Katica Janevas, Elizabeta Josifoska, para gjykate tregoi se ka qenë prezente kur Janeva i ka kërkuar prokurores së lëndës “Perandoria”, që të akuzuarit Jordan Kamçev masën e paraburgimit t’ia zëvendësoj në masë paraburgimi shtëpiak. Arsyetim për këtë kërkesë tha Josifoska, kolegia e saj Stefanovska, nuk mori përveç asaj që ju tha se kështu duhet të ndodh.
Diku në dhjetor 2018 ishim në takim në zyrën e prokurorit special Katica Janevas. Aty kishte edhe prokurorë të tjerë. Janeva i propozoi prokurores së lëndës ‘Perandoria’ Lile Stefanova, që t’i shoh ankesat dhe të caktoj që masa e paraburgimit të kaloj në masë të paraburgimit shtëpiak. Prokurorja Stefanova reagoi, mirëpo Janeva i tha se kështu është e nevojshme të ndodh pasi procedura është në vazhdim. Unë më pas e kuptova se bëhej fjalë për rastin ‘Perandoria’ dhe për të akuzarin e parë Jordan Kamçev-tha Josifoska.
Më tej ajo tregoi se Janeva poashtu personalisht ka kërkuar për kthim të dokumenteve të udhëtimeve të akuzuarit Orce Kamçev dhe për këtë nuk e ka informuar as prokuroren e lëndës “Perandori”, ku Kamçev është i akuzuari i parë.
Në 2 maj 2018, e nënshkrova një mendim për pajtim të mbrojtjes për dokumentet e udhëtimit për të akuzuarin Kamçev. Mendimi i përgatitur nuk më erdhi në mënyrë të zakonshme nga shefi i kabinetit, por nga një punëtor profesional nga ekipi i prokurores Stefanova. E pyeta se a është e informuar prokurorja e lëndës Stefanova, e punësuara më tha që jo. E mora në telefon fillimisht shefen e kabinetit Sanja Dimovskan, e pyeta për këtë mendim. Më tha që është me urdhër të Janevës. Pastaj e pyeta se përse kjo po ndodh kaq shpejt, më tha se e njejta është përgatitur me urgjencë sipas udhëzimeve të Janevas. Pastaj e mora në telefon prokuroren Stefanova, ajo më tha se nuk është e informuar për asgjë. Vetëm më ta se kjo që po ndodh është rrezik, pasi i akuzuari mund të ikë nga vendi, duke pasur parasysh faktin se ai ka 2 shtetsi-tha ajo.