Jotova tha se ministrja e RVM-së ka dokumenta bullgare, Bozhinovska: Vetëm për nevoja ekonomike, mirëpo nuk ndihem bullgare

“Zonja Jotova jeton në botën e fantazive të shekullit të 19-të. Asnjë qytetar i Maqedonisë nuk ka nënshkruar deklaratë se ndjehet si bullgar, por atë e bëjnë avokatët bullgarë të cilët marrin para për të ndërmjetësuar”, thekson ministrja e Energjetikës, Xehtarisë dhe Lëndëve të para minerale, Sanja Bozhinovska në reagimin e publikuar në profilin e saj në Fejsbuk pas deklaratës paraprake të nënpresidentes bullgare, Ilijana Jotova se personalisht i ka parë dokumentet e saj të aplikimit për shtetësi bullgare.

Marketing

“Asnjë qytetar i Maqedonisë i cili ka marrë shtetësi bullgare nuk ndjehet bullgar. Në të vërtetë këtë e pamë edhe në regjistrimin në Maqedoni me numër esktrem simbolik të bullgarëve të regjistruar. Njerëzit, si edhe unë, kanë kërkuar pasaportë bullgare për një arsye të vetme, nevoja ekonomike për punë jashtë Maqedonisë. Nëse zonja Jotova mendon se mashtrimi me dokumente të futura nga shteti bullgar, do ta ndryshojë ndjenjën time se jam maqedone, e madje edhe ndjenjës e shumë bashkëqytetrëve të mi, atëherë ose nuk kupton se politikën mashtruese e kanë propagandë ose nuk kupton se ne kemi pasur nevojë ekonomike, ndërkaq ajo dhe politikanët si ajo, i kemi lënë të fantazojnë sikur të ndodhen në shekullin e 19-të”, shkroi ministrja.

Zonja Jotova, siç thekson në kumtim Bozhinovska, në vend se me mashtrime të imëta policore, është mirë të fillojë të merret me nevojën e maqedonasve në Bullgari, përfundimisht të njihen si pakicë dhe t’u mundësohen të drejtat themelore të njeriut.

Nënpresidentja bullgare, Ilijana Jotova sot deklaroi se personalisht i ka kontrolluar dokumentet nga aplikimi për përfitim të shtetësi bullgare të ministres së Energjetikës, Sanja Bozhinovska në mënyrë që të bindet nëse ajo ka cekur se ka vetëdijësim bullgar.

“Unë personalisht i pashë dokumentet e saj dhe deklarimin, personalisht të nënshkruar prej saj, në të cilin ajo thekson se ka vetëdije dhe prejardhje bullgare”, theksoi Jotova në Qustendill gjatë tryezës së rrumbullakët nën titullin “Bullgarët në Ballkan jashtë kufirit pas vitit 1978. Kodi i mbijetesës”.

Marketing