Kryetari i Partisë më të madhe opozitare në Serbi, Cedomir Jovanoviç iu është bashkuar deklaratave për korrigjimin e kufijve mes Kosovës e Serbisë. Ai e cilësoi Kosovën si “rast i veçantë”, ndërsa shtoi se ideja e ndryshimit të kufijve në Ballkan nuk është përgjithësisht e mirë.
“Në përgjithësi, ndryshimi i kufijve nuk është i mirë. Kjo është një nga parimet e bazës së politikës së sigurisë. Kur i tërë rajoni ta ketë kuptuar se nuk ka asnjë çështje kombëtare që mund të zgjidhet pa pëlqimin e shteteve të tjera dhe popujve, atëherë ne mund të flasim për Ballkanin evropian”, tha Jovanoviç.
Mes të tjerash ai ka komentuar edhe deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiç për udhëheqjen e Sllobodan Millosheviçit, ndërsa shtoi se “dëshiron të qëndrojë larg këtyre deklaratave, duke shtuar se tani pjesa më e vështirë është që ta bindin popullin se po duan marrëveshje të paqes si një zgjidhje me Kosovën”.