Gazetari Borjan Jovanovski ka theksuar për 1TV se presidenti i ri i vendit Stevo Pendarovski do të jetë në sprovë të madhe gjatë dy javëve të ardhshme se si do të menaxhojë vendosjen e dialogut politik dhe pajtimin midis partive kryesore.
“Ai tha diagnozën që ka shoqëria maqedonase se një nga plagët më të rënda është për[arja, sidomos ndarja midis maqedonasve etnik dhe padurueshmëria e rritur midis LSDM dhe VMRO-DPMNE. Mandati i tij duhet të përkushtohet për stimulimin dhe mbajtjen e nivelit të lartë të dialogut politik që e presin të gjitha vendet e zhvilluara të BE-së. Më 29 maj, Komisioni Evropian duhet të publikojë raportin për Maqedoninë, dhe pritet që të zgjidhet statusi i Prokurorisë Speciale, ashtu që dy javët e ardhshme do të jenë një test për Pendarovskin se si do të menaxhojë përkushtimin e tij strategjik për të vënë dialogun dhe për të siguruar pajtimin midis subjekteve kryesore politike”, theksoi Jovanovski.