Ljubomir Joveski, kryeprokurori i shtetit, për “SDK” tha se Gjykata e Lartë nuk mund të marrë vendim për fatin e Prokurorisë Speciale Publike. Kjo deklaratë vjen pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Lartë, sipas të cilës PSP nuk mund të hap hetime apo të ngre akuza të reja.
Ai tha se dhënia e mendimit nuk është obligativ për gjyqtarët të cilët punojnë në rastet si “Talir” dhe “Perandoria”.
“Gjykata e Lartë mund të marrë qëndrim të përgjithshëm kur ka praktika të ndryshme të ligjeve në lidhje me zbatimin e nenit të ligjit, ndërsa këtu ndryshim në praktikat gjyqësore nuk ka, lëndët e PSP-së i gjykon një Gjykatë, Gjykata Themelore Shkupi 1, me një praktikë të gjykimit.
Assesi nuk duhet të debatohet dhe të merren qëndrime të përgjithshme ose mendime sipas iniciativave të qytetarëve. Nuk jam shumë i sigurt nëse gjyqtarët e Gjykatës Themelore Shkupi 1, por edhe Gjykata e Apelit-Shkup, do ta marrin këtë mendim si obliguese të cilën dje e votoi Gjykata e Lartë jashtë kompetencave të saja”, tha Ljubomir Joveski.
Gjykata Lartë pa debat, me kërkesë të avokatëve e të akuzuarve nga materialet përgjuese, vendosi që pas skadimit të afatit prej 18 muajsh nga marrja përsipër e “bombave”, PSP nuk duhet të hap hetime të reja dhe të kërkoj ngritje të proceseve gjyqësore dhe akuzave.