Joveski: Prokurorët dhe gjykatësit duhet të jenë me integritet

Prokurori Publik Shtetëror Lubomir Joveski në konferencën e sotme për media në pyetjet e gazetarëve për qëndrimin e tij për vetingun në gjyqësi, u përgjigj se mbështet procedura të atilla dhe theksoi se gjyqësori dhe gjykatësit duhet t’i nënshtrohen ndonjë kontrolli.

Marketing

“Të qartësojmë, unë mbështes një proces të tillë, në të cilin në kuadër të prokurorisë dhe gjyqësisë do të mbeten të ndershmit, ato që luftojnë për të drejtën, ata që kanë zbatim joselektiv të ligjit, prokurorë publik dhe gjykatës me integritetin e tyre”, theksoi Joveski.

Tha se të gjithë e kanë parë çfarë ka ndodhur me vendimin e fundit në pjesën e ndërtimit të kundërligjshëm, gjegjësisht si Gjykata e interpreton këtë dispozitë.

“Mendoj se gjykatësit e tillë nuk e kanë vendin në gjyqësor dhe me siguri Këshilli Gjyqësor do të duhet pas procedurës përkatëse ta hetoj këtë pjesë. Unë pas publikimit të aktvendimit kërkova edhe praktikë gjyqësore. Praktika gjyqësore në lidhje me këto vepra penale është plotësisht e qartë, atje nuk kërkohen as procesverbale nga inspektorët, e as nëse dikush ka denoncuar, mjafton personi të filloj të ndërtoj pa miratim të ndërtim”, potencoi kryeprokurori publik.

Lidhur me dorëheqjen e prokurores speciale Katica Janeva, Joveski potencoi se dorëheqja është akt i saj personal, duke shtuar se nuk ka çfarë të komentojë mëtej.

Në pyetjet e gazetarëve nëse Prokuroria ka informata prej nga i ka “bombat” publikuesi me pseudonimin “El Çeka”, Joveski u përgjigj se nuk kanë informacione.

“Lidhur me këtë rast , siç dihet, në Gjykatën Themelore – Kërçovë është dorëzuar propozim akuzë për publikimin e bombave, por prokuroria ende e heton rastin në lidhje me publikim e mëtutjeshëm të materialeve nga bisedat e përgjuara”, sqaroi prokurori.

Marketing