“Prokuroria Themelore e Republikës së Maqedonisë që nga momenti i ngritjes së akuzave për zhvillimet e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ka theksuar se me këtë nuk ka përfunduar ky rast dhe se edhe më tej punon në pjesën e vërtetimit të fajësisë së personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje penale dhe pas një procedure parahetimore janë ndërmarr më shumë veprime dhe ka ardhur deri tek dyshimi për organizatorët dhe porositësit e kësaj ngjarje, dhe tani në bazë të atyre dëshmive të siguruara Prokuroria po kryen hetim”, deklaroi Ljubomir Joveski, kryeprokuror.
Ndërkohë edhe prokurorja Vilma Ruskoska u shpreh se hetimet shkojnë në drejtim të zbulimit të organizatorëve dhe porositësve të zhvillimeve të 27 prillit.
“Gjithmonë kam theksuar se procedura parahetimore vazhdon në drejtim të zbulimit të organizatorëve të ngjarjeve të 27 prillit. Pas një procedure parahetimore v, dje u soll vendim që të zhvillohet procedurë parahetomore edhe për organizatorët”, deklaroi Vilma Ruskoska, prokurore.