Ju lodhi shiu? Vjen lajmi i mirë për motin

Moti në Maqedoninë e Veriut ishte kreysisht i vrenjtur dhe me reshje shiu, që në disa zona ishin me intensitet më të madh, të përcjellura me bubullima, dhe temperaturat ishin nga 17 deri në 24 gradë celsius thonë nga Enti Hidrometeorologjik.

Marketing

Ata potencojnë se gjatë ditëve të ardhshme përsëri do të kemi rritje të temperaturave .

“Rreshjet e shiut do të ndalen në orët e mbrëmjes, sot mbajti mot i freskët me erë mesatare nga ana veriore.Temperaturat ishin prej 17 deri në 24 gradë Celsius. Nga dita e nesërme moti do të jetë stabil, në orët e pasdites do të kemi vranësira dhe erë të fortë nga ana veriore megjithatë do të kemi ngritje të temperaturave që deri të mërkurën nuk do të ketë ndryshime do të jenë në interval prej 22 deri në 30 gradë Celsius, ndërsa pastaj do të rriten më tepër temperaturat” – tha meteorologja, Ivana Petroviq.

Meteorologët thonë se nga e diela do të ketë një periudhë me mot kryesisht stabil me rritje graduale të temperaturave

Marketing