Ju tregoj çfarë përjetova si emigrant pasi lëshova Maqedoninë, jam në Austri!

Jam unë, shqiptari i flaktë nga Maqedonia, që fakultetin e kryva me shumë mundime, për të mos thënë mezi e kalova (ju e dini të krysh fakultet nuk është aq e vështirë në vendim tim), fajësoja prindërit pse më kanë lindur, pse nuk kemi kushte me një fjalë, pse edhe unë nuk jam i pasur!

Marketing

Ju thash më parë, nuk isha shembullor jo, student i thjeshtë ngaqë nuk më pëlqente të rrija mbi libra, mendoja s’ja vlen. Gjumin e kisha prioritar, nuk doja të zgjohem më herët se ora 10, ndryshe isha me nerva dhe bëja rrëmujë në shtëpi, thua se e gjithë familja ishin fajtorë për zgjimin tim. E mendoja jetën… dhe ja gjeja përgjigje: “Do të iki jashtë shtetit, atje është pasuria, atje është jeta”

Vazhdoja unë, zgjohu vonë, pi kafe, pi kafe, ndërro kafe, përsëri pi kafe, dëshpërohu në mbrëmje shkoja në shtëpi rrija orë të tëra mbi libra, jo po bëj shaka, rrija orë të tëra duke surfuar në internet, kush çfarë tha, çfarë ka bërë dhe a po, se harrova gjumi më merrte shumë vonë andaj dhe arsyetoj zgjimin tim të drekës!

Kjo monotoni duhet të merrte fund, më martuan, më lindi fëmiju dhe erdhi fundi, tani duhej një zgjidhje. E dija zjgidhjen ngaqë me atë ide isha rritur, mërgimi… të jem emigrant dhe punonjës në një kompani të madhe të një shteti të fuqishëm sepse, më thoshte mendja mua atje është parajsa, kushedi si e mendoja veten, i veshur bukur duke hyrë në një zyrë….

Por jo, fati i shqiptarëve të tillë është i vogël këtu në mërgim, fati i emigrantëve është i rëndë, i imi edhe më shumë! E vuaj shumë pse jam këtu, pse nuk jam lindur në një shtet që do të më motivonte dhe do të më bënte të rritem me mendimin se unë kam të ardhme aty se do të punësohem në bazë të meritokracisë dhe jo në bazë të librezës partiake, të kem të siguruar jetën në aspektin social, shëndetësor etj… do të më mundësonte që të ndjehem i sigurtë se nuk do të jem nesër pjesë e një rasti të montuar policor!

Ja kjo është Maqedonia ime, që të rrit me mendimin se ti nesër duhet të ikësh, të lësh gjithcka dhe unë sot jam këtu për shkak të rrethanave që mi ka imponuar ai shtet dhe jo për dëshirën time, ju mendoni ndryshe, lexoni edhe njëhrë teksin, me një fjalë: Unë jam rritur në një ambient të keq shoqëror…!

Hey miq që lexuat këtë shkrim, jam në kohë pauze këtu një qytet të Austrisë, po haja një sanduiç të përgatitur vetë po u’a lëshoj ne4 fotografi ta shihni dhe ju lë të gjykoni vetë çfarë më tej…
Shkruar nga A.Nasiri enkas për Pa Censurë