Jugohromi nuk mund të punojë pa filtra

Investuesi ka interes të dobët për ndërtimin e filtrave të domosdoshëm për punën e Jugohromit nga Jegunoca, ndërsa kombinati mund të punojë vetëm nëse ndërtohen filtrat, vlerësoi sot kryeministri Zoran Zaev.

Marketing

“Si Qeveri kemi dhënë gjithçka, ndërsa mendoj se kemi dhënë edhe pak më shumë nga ajo që e kërkuan vetëm të vendosen filtrat, por investuesi ka interes të dobët. I kemi miratuar paratë nga Banka e Maqedonisë për mbështetjen e investimeve dhe definitivisht duhet të kërkohet pronar i ri për kombinatin. Tashmë kamë informuar dy investues potencial, ndërsa besoj që edhe përfaqësuesit tjerë të Qeverisë do të informojnë të tjerë që të mund të gjendet pronar i ri dhe ta vazhdojë realizimin e përgjithshëm të projektit”, tha Zaev në përgjigjen në konferencën për media në Qeveri.

Ai saktësoi se pronari aktual e ka filluar realizimin e filtrit dhe e ka vendosur konstruksionin, por shtoi se ka paralajmëruar se kërkon investues potencial për shitjen e kombinatit, ndërsa ka kërkuar këtë ta bëjnë edhe nga Qeveria.

Qeveria tashmë i ka miratuar kredi prej 1,5 milionë eurosh Jugohromit për realizimin e filtrave, por nuk u ka ndarë paratë, sepse parakusht për këtë ka qenë pronari i kombinatit të investoj parat e tij që shteti t’i ndihmojë me mjete nga kredia. Madje ka ofruar edhe paralelisht të jepen para për ndërtimin e filtrit.

Marketing