Juventus janë të interesuar që të nënshkruajnë edhe me një tjetër anësor.
Sipas “Goal”, “zonja e vjetër” është e interesuar për Federico Chiesa, i cili aktualisht paraqitet me skuadrën e Fiorentinës.
21 vjeçari ka aftësi që i mundësojnë të luaj në të dy krahët dhe pas tij janë vënë një numër i madh i skuadrave evropiane.
Chelsea dhe Liverpool janë dy skuadra tjera të mëdha të cilat kanë shfaqur interesim për talentin premtues.
Megjithatë, thuhet se Juventus janë skuadra e cila prinë garën për shërbimet e tij.
Mbetet të shihet nëse “biankonerët” do të mund të arrijnë ndonjë marrëveshje me të në janar.