Juventus është e pandalshme, ndjek Napoli, ringjallet Roma

Juventus ka fituar ndeshjen e gjashtë radhazi në kampionat pasi ka mundur me rezultatin 2-0 në shtëpi Bologna-n e ish-sulmuesit të bardhezinjve, Filippo Inzaghi.

Marketing

Përveç tri pikëve, bardhezinjtë kanë marrë edhe një tjetër lajmë të mirë, që ka ardhur në minutën e 11-të të pjesës së parë. Ka qenë minuta e golit të parë për Juventus, që ka ardhur nga këmbët e Paulo Dybala, i cili nuk shënonte prej 492 minutash.

Një çlirim ky që mund t’i shërbejë trajneri Allegri më shumë në Champions League, që është edhe objektivi i vërtetë i bardhezinjve, se sa në kampionat, ku edhe këtë vit duket se nuk do të ndalen.

Takimi është mbyllur përfundimisht në minutën e 16-të, kur Matuidi ka realizuar golin e dytë të “Zonjës” pas një asisti të marrë nga Cristiano Ronaldo. Me këtë fitore, Juventus ka shkuar në 15 pikë, 3 më shumë se Napoli i vendit të dytë, që ka marrë fitoren e radhës në kampionat pasi ka mundur Parma-n 3-0 falë golave të Insigne (4′) dhe Milik (47′, 85′).

Ka patur buzëqeshje edhe për Roma-n që ka mundur 4-0 Frosinone-n në shtëpi dhe është kthyer te fitorja në kampionat pas dy barazimesh dhe dy humbjesh. Under (2′), Pastore (28′), El Shaarawy (35′) dhe Kolarvo (87′) kanë qenë autorët e golave. Cagliari-Sampdoria dhe Atalanta-Torino janë mbyllur në barazim 0-0, ndërsa Genoa ka mundur Chievo-n me rezultatin 2-0.

Marketing