Juventus fiton derbin e ‘çmendur’ ndaj Romës – shtatë gola të shënuar

Juventus ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Roma, që ishte derbi i xhiros së 21-të në Seria A.

Marketing

“Bianconerët” arritën të fitojnë dramën e shtatë golave, me rezultat 3 – 4, shkruan lajmi.net.

Roma kaloi fillimisht në epërsi me anë të sulmuesi Tammy Abraham që shënoi me kokë pas harkimit të Veretout (11′).

Vetëm shtatë minuta më vonë, Juventus u kundërpërgjigj me anë të Paulo Dybala që shënoi nga distanca (18′), gol që doli të ishte i fundit për këtë pjesë.

Pjesa e dytë ishte edhe më e ‘zjarrtë’, ku u shënuan edhe pesë gola të tjerë. Roma riktheu epërsinë përmes Henrikh Mkhitaryan që shënoi një gol shumë të bukur (48′).

Për golin e tretë, u përkujdes Lorenzo Pellegrini me një eurogol nga gjuajtja e lirë (53′).

Derisa mendohej që kjo sfidë kishte mbaruar, Juventus nisi ‘ringjalljen’ duke e përmbysur këtë rezultat për shtatë minuta.

Manuel Locatelli fillimisht ngushtoi epërsinë pas harkimit të Alvaro Moratas (70′), ndërsa katër minuta më vonë Dejan Kulusevski barazoi rezultatin duke shënuar nga afërsia pas një topi të kthyer (74′).

Tre minuta më vonë, nga një gabim amatores të Chris Smalling, përfitoi De Scigloi që përmbysi rezultatin (77′).

Roma kishte rastin e artë për të barazuar rezultatin përmes penalltisë, mirëpo Pellegrini dështoi nga pika e bardhë (83′).

Mbrojtësi De Ligt u ndëshkua me karton të kuq pasi mori dy të verdhë, por nuk ishte e mjaftueshme që Roma të bënte diçka për t’u rikthyer në lojë.

Me këtë fitore, Juventus renditët në pozitën e pestë me 38 pikë, derisa Roma bie në pozitën e tetë me 32 sosh.