20/11/2024
Ballina Sport Juventus fiton derbin e Italisë

Juventus fiton derbin e Italisë

Marketing
Juventusi fitoi derbin Italian duke mundur  2 me 0 Interin. Zonja e vjetër vinte nga eliminimi në Champion me një performancë aspak të mirë. Megjithatë arriti të rrëmbente 3 pikët për të mbajtur veten në lojë në kampionat.

Në pjesën e parë në Allianz Stadium mbizotëroi ekuilibri dhe maturia, me të dyja skuadrat mbyllën  çdo hapësirë.

Ndonëse Interi kishte  shanset më të mira me Dzeko dhe Dumfries nuk ndryshoi asgjë. Ndeshja u ndez në pjesën e dytë. Juventus u rikthye në fushë ndryshe. Nuk mungoi mbrojtja, kundërsulmi dhe shpirti konkurrues. Në të 52′ Kostic i shërbeu  Rabiot, i cili gjeti rrjetën dhe  mposhti Onanën. Pak minuta më vonë Danilo shënoi golin e dytë por sistemi VAR anuloi dyfishimin e rezultatit për bardhezinjë për një prekje të topit me dorë. Ndërkohë që në fushë ishte një Inter që i mungonte gjithçka.

 

 

Në përfundim të fraksionin të dytë lojtari me i mire ne fushë Kostic dha një pasim të bukur për Faxholin, i cili e dërgoi topin në rrjet me një devijim të Gosens duke çuar kështu shifrat në 2 me 0. Djemtë e Allegrit me këtë fitore shkuan në kuotën e 25 pikëve duke u renditur në vendin e 5 një më shumë se Inter.

 

 

Më herët u luajt dhe derbi Roma vs Lazio. Skuadra e Sarrit triumfoi përballë verdhëkuqëve më shifrat 1 me 0. Duhej vetëm goli i Anderson për ti dhënë një goditje të fortë skuadrës së Mourinhios. Ndonësë vendasit zhvilluan një lojë të  mirë munguan konkretizimet.