Juventus fiton derbin e madh në Torino

Futbollistët e Juventusit kanë shënuar fitore në derbin e madh ndaj Interit me rezultat 1:0.

Marketing

Ndeshja ishte e vlefshme në kuadër të javës së 25-të të Serie A, pas së cilës nero-azurët vazhdojnë të mbajnë pozitën e dytë me dy pikë më pak se lideri Napoli (56).

Juventus dhe Interi treguan një ballafaqim të fortë dhe dinamik në sfidën e zhvilluar sonte në “Allianz”.

Deri te tri pikët e reja skuadra nga Torino erdhi me golin e Francisco Conceiçao në minutën e 74-të.

Juventus pas kësaj fitoreje renditet i katërti në tabelë me 46 pikë, po aq sa ka edhe Lazio në pozitën e pestë, por me gol-diferencë më të dobët.