Juventus fiton ndaj Lazios, rikthehet për Champions

Juventusi fiton në Olimpico, duke mposhtur Lazion me rezultatin 0-2. Më këtë fitore, Juvendtus ringjall shpresat për një vend në Champions në sezonin e ardhshëm.

Marketing

Djemtë e Massimiliano Allegri mposhtën Lazion falë dy penalltive, një për çdo pjesë, të dyja të realizuara nga Leonardo Bonucci.

Por në qofte se penalltia e dytë është rezultat i një vendimi tejet të gabuar të portierit Reina nga Federico Chiesa, e para u debatua gjatë nga lojtarët lacialë, nga momenti që ndërhyrja e Cataldit ndaj Morata dukej disi e lehtë.

Me Hysaj titullar, në minutën 61 hyri në fushë për Lazion edhe kosovari Muriqi, por pa lënë shenjë në ndeshje. Lazio dhe Juventus ndodhen përkohësisht në vend të 5-të dhe të gjashtë, me 21 pikë.