Juventus i “mbush xhepat” Interit, zikaltrit arkëtojnë miliona nga merkato e bardhezinjve

Juventus zyrtarizoi para disa ditësh firmën me portierin Michele Di Gregorio që sezonin e shkuar ishte pjesë e Monzas.

Bardhezinjtë paguan 18 milionë euro për 26-vjeçarin, nga të cilat 1.8 milionë euro do të përfundojnë në arkën e Interit.

Marketing

26-vjeçari ka qenë në pronësinë e zikaltërve prej vitit 2017 dhe kur kaloi te Monza në vitin 2022 për shifrën e 4.5 milionë eurove, Inter ruajti 10% të kartonit të gardianit italian.

Një lëvizje e zgjuar e zikaltërve që gjejnë mënyrën për të shtuar arkëtimet në këtë periudhë merkatoje.

Marketing