16:30 | 6 Maj 2021
16:30 | 6 Maj 2021
Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo jeton për Ligën e Kampionëve dhe portieri Gianluigi Donnarumma nuk dëshiron ta humbas. Të dielën do jetë beteja direkt për kualifikim.
“Rossonerët” janë ende në pritje për Donnarumman, që ende nuk ka arritur marrëveshje për kontratë të re në “San Siro”, transmeton lajmi.net.
Italiani dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve dhe kualifikimi mund t’i ndihmojë “Rossonerëve” ta bindin portierin për rinovim.
Hakan Çalhanoglu është tjetër lojtar i Milanit që i skadon kontrata dhe gjithashtu dëshiron të marrë pjesë në garën me prestigjioze në botë.
Donnarumma ishte i lidhur me kalimin te Juventus para disa javëve dhe agjenti Mino Raiola e ka informuar Milanin se ka pranuar ofertë prej 10 milionë eurove për sezon.
Juventus praktikisht është në të njëjtën situatë, me Ronaldon që fiton 31 milionë euro për sezon.
Portugezi thuhet se dëshiron të largohet, por klubi do ta këtë të vështirë ta shesë.
PSG dhe Manchester United janë dy nga opsionet, me Ronaldon që do mundohet të largohet nëse “Zonja e Vjetër” dështon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
Ronaldo dëshiron të garojë në vitet e fundit të karrierës dhe pa Ligën e Kampionëve, atëherë ai nuk do qëndrojë në Torino.
Ky vikend pritet të jetë vendimtar për të ardhmen e dyshes./Lajmi.net/