Juventus më shumë vështirësi ka triumfuar ndaj Fiorentinës në kuadër të gjysmëfinales së Kupës të Italisë.
Dy skuadrat zhvilluan ndeshje të bukur, por që rezultati përfundimtar doli të jetë 0:1 për mysafirët, shkruan lajmi.net.
Në përgjithësi, Fiorentina dominoi në çdo aspekt duke pasur plotë 20 tentime në portë, derisa mysafirët kishin vetëm një gjuajtje në portë.
Sidoqoftë, “Zonja e Vjetër” vulosi fitoren në minutën e fundit përmes një autogoli të Venuti në minutën e fundit (90+2).
Kësisoj, Juventus tani ka avantazhin për ndeshjen kthyese që zhvillohet me 21 prill 2022.
Marketing
