Juventus ka filluar qysh tani punën për transferimin e Paul Pogba.
Sikur në secilën merkato viteve të fundit, Paul Pogba lidhet me një largim të mundshëm nga skuadra e tij.
Njësoj edhe këtë vit, francezi shihet si një nga emrat që do të largohen nga ‘Old Trafford’, kurse skuadrat që lidhen me destinacionin e mundshëm janë të shumta, përfshirë Juventus.
Siç raportojnë mediet franceze, Juve ka nisur bisedimet për Paul Pogba.
Emra si Adrien Rabiot e Miralem Pjanic po lidhen me largimin e mundshëm nga Juventus. Kjo do të bënte që mesfusha të mbetej me disa hapësira.
Paul Pogba shihet si lojtari që do të rikuperonte mesfushën e Juves. Lojtari ka pasur edhe më parë një aventurë me ‘Zonjën e vjetër’. Pikërisht aty fitoi vlerën e tij aktuale.