Juventus njoftohet me humbjen e parë në kampionat, mposhtet nga Empoli

Skuadra e Massimiliano Allegrit ka dështuar të fitojë ndeshjen e dytë me radhë në edicionin e ri të Serie A, për më tepër ata u mposhtën sonte nga skuadra e Empolit.

Marketing

Juventusi nuk e ka nisur aspak mirë kampanjën e edicionit të ri të Serie A, duke e humbur ndeshjen e xhiros së dytë, pasi paraprakisht barazuan në xhiron e parë ndaj Udineses.

‘Zonja e Vjetër’ u mposht sonte me rezultat minimal 1-0 nga Empoli, pas golit të shënuar nga lojtari Leonardo Mancuso në minutën e 22-të, që doli të jetë goli vendimtar i takimit.

Në fakt, Juventusi tani nuk ka arritur të fitojë asnjërën nga dy ndeshjet e para sezonale të Serie A, vetëm për herë të tretë në 52 kampanjat e tyre të fundit në kompeticion (pas 2010/11 dhe 2015/16).

Një statistikë tjetër thekson se Empoli ka shënuar një gol në transfertë në Serie A kundër Juventusit për herë të parë që nga janari 2006 (Sergio Almirón), duke përfunduar një seri prej pesë ndeshjesh pa asnjë gol të vetëm si mysafir kundër Bianconerëve.

Ky nuk është aspak një sinjal i mirë për skuadrën e Allegrit, që marrin një goditje tjetër pas largimit të Cristiano Ronaldos.