Juventus e ka mbyllur me sukses edhe xhiron e 13-të të Serie A.
“Biankonerët” kanë shënuar fitore me rezultatin 2:0, si nikoqir i SPAL-it.
Serinë e golave në këtë takim e hapi ylli portugez, Cristiano Roanldo, me golin e realizuar në minutën e 29’
Në pjesën e dytë edhe një gol e realizoi sulmuesi kroat, Mario Mandzukic, në minutën e 60’.
Me këtë fitore “zonja e vjetër” ruan distancën me vendin e dytë, duke grumbulluar 37 pikë pas 13 takimeve.
SPAL renditet në vendin e 15, me vetëm 13 pikë të fituara.