Juventus sonte sytë nga Mario Mitaj

Ndeshja Itali-Shqipëri, do të ndiqet me shumë interes nga klubet e Serie A, jo sepse në fushë do të zbarkojë kombëtarja e tyre, por më shumë për të ndjekur lojtarët e kombëtares “kuqezi”.

Marketing

Pasi nga mediet italiane u bë me dije se përfaqësuesit e klubit të Milan-it do të jenë këtë të shtunë në “Signal Iduna Park” për të ndjekur nga afër sulmuesin Armando Broja, së fundi raportohet se një tjetër klub i Serie A ka dërguar drejtorin sportive në këtë stadium.

Juventus ka shfaqur interes të lartë për mbrojtësin Mario Mitaj dhe për këtë arsye drejtori sportiv i “Zonjës së Vjetër” Cristiano Giuntoli do ta ndjek nga afër ndeshjen Itali-Shqipëri, për të parë me vëmendje shqiptarin.

Ndërsa interes të lartë për mbrojtësin “kuqezi” kanë shfaqur edhe Lazio me Bologna-n, Juventus dëshiron që të marrë sa më shpejt një vendim dhe nëse i pëlqen të vihet në mënyrë të menjëhershme në lëvizje për të bërë të mundur transferimit e Mitajt nga Lokomotiv Moscow.

Marketing