Juventus ka shënuar fitore 2:0 kundër SPAL.Xhiroja e gjashtë e Serie A ka dhënë tri pikë për skuadrën e Juventus.
Lojtarët e Maurizio Sarri kanë arritur të fitojnë me rezultatin 2:0, para tifozëve të tyre, në përballjen ndaj SPAL.
Golin e parë në këtë takim e realizoi Miralem Pjanic, i cili në minutën e 45’ dërgoi topin prapa shpinës së Etrit Berishës, raporton lajmi.net.
Juventus gjeti rrugën e golit edhe një herë, me anë të Cristiano Ronaldo, kur po luhej minuta e 78’ e ndeshjes.
Këto gola kishin vlerën e tri pikëve, të cilat e ngritin Juven në krye të tabelës, së paku deri në ndeshjen e ardhshme të Inter.