Juventusi arrin fitore minimale ndaj Cagliarit

Juventusi ka arritur të marrë fitore në ndeshjen e xhiros së 32 në Seria A, ndaj Cagliari.

Marketing

Ekipi i Maxi Allegri mposhti 2:1 Cagliarin.

Juventusi mori një fitore mjaft të rëndësishme në ‘luftë’, për vendin e katërt në tabelë.

Fillimisht ‘Zonja e Vjetër’ ishte në disavantazh, kur pas vetëm 10 minuta lojë, shënoi Cagliari me anë të Pedro.

Juventusi po kërkonte golin e barazimit, kur po zhvillohej minuta shtesë e pjesës së parë De Ligt shënoi për 1:1, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Pjesa e dytë ishte më e mirë për ekipin e Allegrit.

Ishte Vlahovic i cili në minutën e 75`, shënoi golin e avantazhit për Juventusin.

Ishte goli i tij i 21 këtë sezon, në 29 paraqitje në Seria A.

Pas kësaj fitore Juventusi qëndron në vendin e katërt me 62 pikë, ndërsa Cagliari në vendin e 17 me 25 pikë gjithsej.