Milani dhe Juventusi janë duke biseduar për disa futbollistë. Derisa “biankonerët” janë të interesuar për Pierre Kalulu, “rossonerët” ndërkohë ia kanë vënë syrin një yllit të klubit torinez.
Bëhet fjalë për Federiko Kieza-n, i cili nuk është në planet e trajnerit të ri, Tiago Motta dhe i ka bërë valixhet gati për t’u larguar. Kontrata e përfaqësuesit italian do të skadojë në verën e vitit 2025, ndërsa Milani mund t’i përdorë 20 milionët e shitjes së Kalulut në Juventus për ta blerë Kieza-n, normalisht duhet të shtojë dhe më shumë. I vetmi problem mund të jetë rroga e lojtarit.
Ai në Torino i merr 5 milionë euro në sezon, ndërsa për t’u transferuar në “San Siro” mund t’i marrë së paku 6 milionë euro. Ish-futbollisti i Fiorentinës pati rënie të formës kohëve të fundit, por kualiteti i tij është i padiskutueshëm. 26 vjeçari kishte shkëlqyer me Italinë në Euro 2020 duke u shpallur kampion i Evropës.