Luca Pellegrini do të largohet nga Juventusi ende pa zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare.
Mbrojtësi i majtë iu bashkua kampionëve të Italisë këtë edicion nga Roma, për një shumë prej 28 milionë eurove.
Juventusi beson shumë në të, por duket se ka vendosur ta huazojë për një vit.
Mediat italiane kanë raportuar se trajneri Maurizio Sarri dëshiron huazimin e lojtarit pasi nuk mund t’i jap minutat që i meriton.
Kësisoj Pellegrini duket se do të rikthehet përsëri në Cagliari si huazim, ku ishte edhe edicionin e kaluar nga Roma.
20-vjeçari do të huazohet për një edicion, ku do të ketë një klauzolë që do t’i luajë më shumë se 85% të ndeshjeve.