Juventusi e qet në shitje Higuainin, ia cakton çmimin

55-60 milionë euro – kaq kërkon Juventusi për Gonzalo Higuainin.

Marketing

Pas dy sezoneve në Juventus, Gonzalo Higuain pritet të largohet në merkaton e verës.

Sipas “Corriere dello Sport” dhe “Tuttosport”, Juve kërkon 55 deri në 60 milionë euro për ish sulmuesin e Real Madridit që e bleu në vitin 2016 nga Napoli për 90 milionë euro.

Corriere dello Sport dhe Tuttosport raportojnë se Pipita nuk është prioriteti i Max Allegrit dhe po kërkon një tjetër sulmues.

Alvaro Morata është opsion. Spanjolli dëshiron të largohet nga Chelsea dhe t’i bashkohet sërish Juventusit.