Bayern Munichu, Paris Saint-Germaini dhe Manchester City e kanë shprehur tanimë interesimin për yllin e Juventusit, Paulo Dybala, mirëpo klubi italian nuk do ta shqyrtojë asnjë ofertë nën 100 milionë euro.
Sipas Tuttosport, tre gjigantët evropianë tashmë e kanë kontaktuar Juventusit dhe i kanë bërë italianëve oferta për transferimin e Dybalas, mirëpo për momentin drejtuesit e ‘Zonjës së Vjetër’ kanë vendosur t’i injorojnë të gjithë, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, gazetat italiane raportojnë se Juventusi nuk e përjashton mundësinë e shitjes së Dybalas, nëse për argjentinasin vjen ndonjë ofertë e mirë gjatë afatit kalimtar të verës.
Megjithatë, kushti i vetëm që duhet ta plotësojnë Bayern Munichu, Manchester City apo PSG-ja për ta transferua Dybalën është ta bëjnë një ofertë mbi 100 milionë euro, si në rastin e kthimit të Paul Pogbës në Manchester United.
Nëse ndonjëra nga këto klube e bën një ofertë të tillë, Juventusi do ta kishte të vështirë ta mbante Dybalën në skuadër, i cili ka arritur t’i shënojë vetëm dy gola gjatë pjesës së parë të këtij sezoni.