Juventusi ia cakton çmimin Paulo Dybalas

Juventusi duket se ka vendosur të heqë dorë nga superylli argjentinas, Paulo Dybala, të cilit ia ka vënë çmimin.
Kampioni italian do t’i kërkojë hiç më pak se 120 milionë euro për shërbimet e tij. Ndër klubet e interesuar për të janë Manchester United, Manchester City dhe Real Madridi, transmeton Gazeta Express.

Marketing

Dybala i ka shënuar nëntë gola për Juventusin këtë sezon, por nuk ka qenë titullar i padiskutueshëm nën urdhrat e Max Allegrit me ardhjen e Cristiano Ronaldos në verë.
Madje, në Itali flitet edhe për një shkëmbim të mundshëm mes Mauro Icardit dhe Dybalas.

Corriere dello Sport mëson se Juventusi tashmë ka vendosur për çmimin e Dybalas, që duket se nënkupton largim për argjentinasin.

Marketing