Juventusi ka pësuar humbje të mëdha financiare këtë vit – kjo është arsyeja

Gjiganti italian, Juventus, raportohet se ka pësuar humbje të mëdha financiare gjatë këtij viti. Sipas “Calcio&Finanza” “Zonja e Vjetër” do të njoftojë humbje mbi 240 milionë euro.

Faqja e besueshme financiare pretendon se raporti një vjeç i Exor ka konfirmuar humbje prej 132 milionë euro për gjigantët e Serisë A nga janari deri në qershor 2022. Duke marrë parasysh që Juventusi mbylli gjashtë muajt e parë të vitit financiar në 119 milionë euro, “Bianconerët” duhet të njoftojnë humbje prej gati 250 milionë euro për 2021-22.

Exor është kompania mbajtëse që i përket familjes Agnelli-Elkann që zotëron shumicën e aksioneve (63.8%) në klubi bardhezi.

Aksionerët e Juventusit do të mblidhen midis 16 dhe 23 shtatorit për të miratuar pasqyrën ekonomike të klubit për 2021-2022.

Gjigantët e Serisë A kanë njoftuar humbje në çdo vit fiskal që nga sezoni 2017-18. Sipas “La Stampa”, ata ulën faturën e pagave me 20 milionë euro këtë verë dhe fituan 33 milionë euro nga shitjet në afatin kalimtar veror.

Sipas raportit, drejtorët e klubit po i bëjnë presion Max Allegrit për të shkuar sa më larg në Ligën e Kampionëve, i vetmi kompeticion që mund të japë një injeksion të ri ekonomik në klub.

Juventusi u eliminua në raundin e 16-të në tre sezonet e fundit.

Marketing