Skuadra e Juventusit është nisur për në Gjermani ku do të përgatitet për sezonin e ri 2024/25.
Në listën e trajnerit Thiago Motta është edhe një lojtar shqiptar.
Bëhet fjalë për Luis Hasa, i cili është 20-vjeçar dhe po synon të zë vend në ekipin e parë të “Zonjës së Vjetër”.
Kujtojmë që pas Gjermanisë, Juventusi niset për në Suedi aty ku takohet me skuadrat, si Brest dhe Atletico Madrid.