Ka filluar të bie numri i ukrainasve që kalojnë në Poloni

Deri në orën 06:00, 6 mijë njerëz kishin kaluar në këtë vend, kjo është 11 për qind më pak nga e njëjta periudhë e së premtes.

Më shumë se 2.2 milionë njerëz kanë kaluar në Poloni që nga fillimi i luftës, raporton BBC.

Disa nga ata njerëz që ikin nga Ukraina janë larguar tashmë nga Polonia, por eksperti i migracionit në Universitetin e Varshavës, Maciej Duszczyk vlerëson se rreth 1.2 deri në 1.3 milionë refugjatë mbeten aty.

Ndryshe, bëhet e ditur se më shumë se 300 mijë njerëz kanë hyrë në Ukrainë nëpërmjet Polonisë që nga fillimi i luftës.

Marketing