Një shtetas 25-vjeçar i Holandës, për të cilin është denoncuar se ka humbur në malin e Pelisterit, është shpëtuar nga ekipi për përgjigje të shpejtë për shpëtim të maleve pranë Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH).
Siç kumtojnë nga DMSH, në sektorin e tyre rajonal në Manastir, sot në ora 13:35 ka arritur një denoncim për një person të humbur. Bëhet fjalë për një shtetas të huaj, A.A. (25( nga Holanda, i cili është nisur nga f. Nizhopole drejt Liqeni i Madh në Pelister.
“Pas locimit të personit të humbur, ekipi për përgjigje të shpejtë për për shpëtim të maleve, pranë Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, doli në terren dhe në ora 15:10 e gjeti personin mbi f. Nizhopole, me lëndim të lehtë në gju. Pas sanimit të lëndimit, ekipi për përgjigje të shpejtë për shpëtim të maleve pranë DMSH, të sigurt e ka dërguar personin deri në Manastir, ku është akomoduar”, qëndron në kumtesën e DMSH.