“Ka një pikë të papranueshme”, Hoti i përgjigjet Vuçiçit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur se në çfarëdo takimi për dialogun me Serbinë, temë e vetme do të jetë njohja reciproke.

Marketing

Reagimi i Hotit erdhi pas deklaratës së Presidentit serb Vuçiç, i cili u shpreh më herët se ekziston një pikë e cila është papranueshme në takimin e 4 shtatorit në SHBA.

Hoti ndër të tjera shton se procesi është tërësisht i qartë dhe se Kosova është gatshme të dialogojë.

Postimi i Avdullah Hotit

Vetëm njohja reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë i normalizon marrëdhëniet në mes të dy vendeve dhe e qetëson këtë pjesë të Ballkanit dhe Evropës.

Në çfarëdo takimi që kam pasur dhe do të kem me përfaqësuesit e Serbisë, njohja reciproke është tema e vetme. Çdo gjë që bisedohet me ta është në funksion të arritjes së marrëveshjes për njohje reciproke, pa cenuar integritetin teritorial apo karakterin unitar të shtetit të Kosovës.

Kosova mbetet e përkushtuar për dialog, sepse është vend evropian, me orientim të qartë euro-atlantik.

Nisur nga kjo qartësi e plotë e procesit, unë nuk do të hezitoj të dialogojmë.

Prandaj, i ftoj forcat politike në Kosovës, pozitë dhe opozitë, të jemi të unifikuar në këtë proces. Gara politike në mes nesh, që duhet të jetë demokratike dhe mbi baza të kushtetutës, mund dhe duhet të zhvillohet për tema të tjera të politikës, ekonomisë, arsimit, shëndetësisë dhe fushave të tjera.

Marketing