Kabineti i Cipras drejtuar Micotakis: Zoran Zaev pranoi gjithçka, çfarë doni më tepër?

Me intervistën e sotme për “Efimerida”, kryeministri i IJRM-së, Zoran Zaev, ka hedhur poshtë të gjitha argumentet e Micotakis kundër Marrëveshjes së Prespës, komentojnë nga kabineti i kryeministrit grek, Aleksis Cipras

Marketing

Në komunikatë thonë se edhe disa pjesë nga intervista e kryeministrit maqedonas lidhur me shtetësinë, gjuhën, se i përket një grupe sllave të gjuhëve, dhe qëndrimi se e “pranojmë trashëgiminë e veçantë kulturore, historinë e veçantë antike greke në rajon”.

Nga kabineti i kryeministrit grek, pas gjithë kësaj, “çfarë argument tjetër kundërshtues do të shpikin” nga Demokracia e re opozitare që të mbështesin qëndrimin e deputetëve Adonis Georgiadis dhe Andonis Samaras.

“Tani që vet Zoran Zaev tërësisht hedhë poshtë pseudo-interpretimet e grupës së djathtë ekstreme të Demokracisë së re për nacionalizëm dhe gjuhë, çfarë do të bëjë zotëri Micotakis? Pas cilit argument qesharak do të fshihet që të kënaqë udhëheqësit e tij ekstrem djathtist?”, pyetin në komunikatë nga kabineti i Aleksis Cipras.