Kabineti i Ramës e përmirësoi gabimin: Ky vend i shkëlqyeshëm është në Maqedoninë e Veriut

Pas reagimeve në rrjetet sociale, pasi kryeministri shqiptar Edi Rama publikoi një fotografi nga ujëvara malore me hashtag “Shqipëria e shkëlqyer” dhe “Kanioni Leshnicë”, nga Kabineti i tij për MIA-n informuan se në pjesën jugore të Shqipërisë gjithashtu ekziston një fshat me emrin e njëjtë dhe se fotografia gabimisht ishte publikuar se është nga Shqipëria.

Marketing

Njëherësh, nga Kabineti i falënderuan të gjithë ndjekësit të cilët iu kanë tërhequr vëmendjen se ai vend i shkëlqyer është në Maqedoninë e Veriut.

“Gjithashtu ekziston një fshat në jug të Shqipërisë me emrin e njëjtë dhe fotografia gabimisht ishte shkruar se është nga Shqipëria. I falënderojmë të gjithë ndjekësit të cilët na e tërhoqën vëmendjen se ky vend i shkëlqyeshëm është në Maqedoninë e Veriut”, bënë të ditur nga Kabineti i Ramës.

Paraprakisht sot, alpinistët nga Tetova e alarmuan publikun dhe ministritë se fotografia nga banja e dytë e Lumit në Leshnicë të Malit Sharr prezantohet se është pjesë e Shqipërisë në një publikim në Fejsbuk në profilin e kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Në rrjetin social Rama ka publikuar një fotografi nga kanioni malor me hashtag “Shqipëria e shkëlqyer” dhe “Kanioni Leshnicë” (#BeautifulAlbania, #KanioniLeshnicës).

Në këtë publikim deri në orën 13:30 ka rreth 400 komente në të cilat kryesisht tërhiqet vërejtja për atë që Rama këtë bukuri të Maqedonisë së Veriut e prezanton si bukuri në vendin e tij dhe thuhet se ai është gabim katastrofal.

Në Shqipëri sipas hartave në internet gjendet kanioni Leshnicë, përndryshe në afërsi të kufirit grek dhe rrugës për Sarandë. Njëherësh ai është rajon natyror i mbrojtur.