Kacarska: Jam e bindur se çdo aktvendim që kam marrë është i drejtë

Gjyqtarja Dobrilla Kacarska, e cila e udhëhoqi procesin gjyqësor lidhur me ngjarjet në Kuvend më 27 prill 2017 dhe mori aktvendim për gjithsej 211 vjet burg për 16 të pandehur, thotë se jo vetëm për këtë por për çdo aktvendim ajo është e bindur se ka qenë i drejtë.

Marketing

Kacarska, në një emision televiziv “Drejtësi dhe padrejtësi” në 1TV, theksoi se jo vetëm për këtë aktvendim, por për çdo aktvendim që ajo ka marrë është e bindur ka bërë një gjykim të drejtë.

“Nuk kisha aspak dyshim se të pandehurit ishin fajtorë për atë vepër për të cilën akuzoheshin. Por të jeni të sigurt se nuk është e lehtë të shqiptohet dënimi me burgim, pavarësisht nga sasia e dënimit”, tha Kacarska.

Ajo vuri në dukje se për çdo aktgjykim gjithmonë bazohet tek argumentat të cilat ekzistojnë për secilin rast.
Lidhur me Ligjin e Amnistisë, Kacarska thotë se me atë ligj drejtësia nuk është plotësuar plotësisht.

“Jam absolutisht dakord se me miratimin e Ligjit për Amnistinë, drejtësia është selektive dhe nuk është plotësuar plotësisht. Megjithatë, unë nuk mund ta pranoj këtë term si organizatorë, sepse ekziston një lëndë tjetër që duhet punuar, do të shohim se çfarë ka ndodhur, nëse ka veprime tek ata që dyshohen tani. Ky ligj është i nxituar. Ai u soll në një fazë kur ne përfunduam procedurën e provave. Ndoshta duhej që të pritet të merrej vendimi dhe pastaj disa prej tyre të amnistoheshin, por megjithatë ai është një ligj i miratuar nga Parlamenti dhe unë, si gjykatëse, duhet ta respektoj”, tha Kacarska.

Marketing