Kacarska: Nuk ka shtet ku politika nuk dëshiron t’i fusë duart në gjyqësor, por gjyqtarët duhet të kundërshtojnë

Javën e kaluar, vëmendje të madhe në opinion tëhoqi gjyqtarja Dobrilla Kacarska, kryetare e Gjykatës Kushtetuese, me një letër të hapur drejtuar kryetarit të Kuvendit. Arsyeja për këtë është që të kujtohen deputetët se janë ata që zgjedhin gjyqtarët kushtetues. Për këtë çështje kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ka folun në emisionin Brifingu i mëngjesit, transmeton Portalb.mk.

Marketing

“Nuk pres që të zgjidhen shumë shpejt gjyqtarët kushtetues, por shpresoj që deputetëve t’u zgjohet ndërgjegjja dhe të përmbushin detyrimin e tyre kushtetues. Gjykata Kushtetuese nuk është pronë e imja. Unë nuk iu drejtova kryetarit të Kuvendit për mua, por për qytetarët e Maqedonisë”, tha Kacarska.

Gjykata Kushtetuese po punon me kuorum minimal, ndërsa nuk ka shumicë prej dy të tretash pasi mungojnë katër gjyqtarë. Sipas Rregullores së Gjykatës, për kuorum kërkohet prania e pesë gjyqtarëve, kurse nëse vetëm njëri nuk vjen, ajo seancë duhet të shtyhet, sqaron Kacarska.

“Ne edhe më tej kemi seanca dhe lëndët po zgjidhen. Problemi është te cilësia e debatit. Është një gjë të debatojnë pesë, një gjë tjetër që debatojnë nëntë gjyqtarë. Ka ndodhur që një gjyqtar me një debat cilësor ka arritur të ndryshojë mendimin e gjyqtarëve të tjerë”, thotë Kacarska.

Secili gjyqtar mund të ketë një mendim të veçantë dhe ky është rregull i procedurës. Secilit gjyqtar duhet të shprehë mendimin e tij/saj. Kacarska thotë se nëse ka shumë mendime te një gjyqtar, kjo flet për diçka tjetër.

“A ka politikë partiake në zgjedhjen e gjyqtarëve, nuk mund ta thoja, pasi nuk kam fakte, por do të doja të theksoja se politika partiake në zgjedhjen e gjyqtarit kushtetues nuk duhet të ketë. Duhet të jetë gjykatës me integritet që nuk do të ndikohet dhe nuk do të marrë parasysh nëse vendimi i tij do t’i përshtatet njërit ose tjetërit opsioni politik”, tha Kacarska.

Në Gjykatën Kushtetuese ka çështje politike të profilit të lartë, siç është shqyrtimi i Marrëveshjes së Prespës.

“Në kolegjium u pajtuam që këto lëndë të mos futen në rend dite pasi sillen me vendim të pesë gjyqtarëve. Kurse bëhet fjalë për lëndë jashtëzakonisht të rëndësishme për qytetarët dhe do të presim që gjykata të jetë e kompletuar”, thotë Kacarska.

Nuk ka vend ku politika nuk dëshiron të fusë duart në gjyqësor, por Kacarska thotë se nuk fajëson politikanët por gjyqtarët që nuk duhet t’i nënshtrohen ndikimit.

“Nuk mund që lëndë për të cilat i gjithë opinioni pret zgjidhje të pritet vendim me vite. Këto janë lëndë për të cilat interesohet edhe publiku ndërkombëtar. Merrni për shembull rastin e Laskarcës. Gjyqtari duhet të dijë të përballet me presionet”, thotë Kacarska.