Në fillim të seancës së sotme gjyqësore, gjykatësja Dobrilla Kacarska porositi të akuzuarin Gjoko Popovski që t’ia përcjell porosinë gruas së tij që të mos intervenojë përmes miqve të saj.
‘Thoni bashkëshortes tuaj që të mos bezdisë miqtë e mi, sepse tek unë askush nuk mund të intervenojë për vendim gjyqësor’, tha Kacarska.
Ndryshe ish-ndihmës ministri i MPB-së, Gjoko Popovski, në seancën e sotme të rastit “TREQIND”, të PSP-së, ka theksuar se qëndron pa lëkundur për atë që ka deklaruar, se nuk ndjehet fajtor.
“Mendoj se unë me pala ime mbrojtëse do ta dëshmojmë se nuk jam fajtor për këtë vepër që po ngarkohem, se nuk kam bërë keqpërdorime të detyrës zyrtare dhe nuk i kam bërë dëm MPB-së, por në të kundër kemi kursyer aq shumë. Edhe një herë e përsëris se nuk ndjehem fajtor, ka thënë Popovski”
Seanca e re për lëndën “TREQIND” do të vazhdojë për më 22 Mars, kur të përfundojë dëgjimi i dëshmitarëve.
Sipas aktvendimit të shkallës së parë, e cila u hoq nga gjyqi i Apelit, në MPB është shpallur tender për blerjen e 300 makinave, i cili tender duheshe të ndahet sipas kompanisë e cila jep ofertën më të volitshme, tenderi i njëjtë është manipuluar dhe është ndarë sipas dëshirave të ndonjërit.
Kështu që tenderin e kanë fituar kompani nga rangu i tretë e të katërta për furnizim, duke anashkaluar kompanitë e para të cilat kishin ofruar oferta më të ulëta për të njëjtin shërbim.
Për këtë furnizim MPB-ja ka shpenzuar mbi 318 milionë denarë, ndërsa dëmi llogaritet 27 milionë denarë.
Popovski u dënua me 9 vjet burg.