Kacarska: Të gjitha palët tek unë trajtohen njësojë

Pas akuzave të bashkëshortit se Gordana Jankullovska është maltretuar në procese gjyqësore duke qenë shtatzënë, gjykatësja Dobrilla Kacarska i ka rikujtuar Jankullovskës se në kohën kur ajo ishte ministre e policisë janë arrestuar dhe burgosur nëna dhe shtatëzëna.

Marketing

Me këtë rast Kacarska tha se Jankullovska që atëherë është dashur të ndryshojë ligjin dhe të mendojë për shtatzënat dhe ajo sot do ta respektonte një ndryshim të tillë.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska deklaroi se gjatë karrierës së saj 33-vjeçare asnjëherë nuk ka pasur asnjë një njollë politike dhe as private dhe se asnjë e drejtë e të akuzuarës nuk është shkurtuar dhe shkelur.

“Unë u shpreha se nuk kam qenë dhe as nuk jam anëtare e asnjë partie politike. Nuk mund ta diskriminoj as atë dhe askënd tjetër që do të kishte qenë anëtare e ndonjë partie politike. Të gjitha palët tek unë janë trajtuar barabartë. Sa i përket stërzgjatjes se seancave dhe seancat e njëpasnjëshme unë gjithmonë jam thirrur sipas dispozitave ligjore”, tha Dobrilla Kacarska, gjykatëse.

Marketing