Ka dalë në tregun italian romani i Mira Meksit “Diktatori në Kryq”, përkthyer nga Giovanna Nanci dhe botuar nga prestigjiozja Gruppo Editoriale Bonanno.
Vepra e fundit e shkrimtarit Ismail Kadare “Mëngjese në kafe Rostand” erdhi për panairin e librit në Torino. Por harta e librit shqip në tregun italian është bërë më përfaqësuese dita ditës.
Autorë si Anilda Ibrahimi, Durim Taçi, Ornela Vorpsi, Darien Levani, Ermal Meta etj, prej kohësh janë kandidatë të çmimeve të ndryshme kombëtare në gjuhën italiane. Duke e bërë letërsinë shqipe pjesë të nivleve të larta në vendin fqinj.
Një numër i madh i autorëve tanë janë pjesë tashmë e tregut italian. Nga ana tjetër autorët shqiptarë nuk ngurojnë të theksojnë edhe vështirësitë që hasin për botime prandaj edhe gjithmonë kanë ngritur nevojën për një mbështetje institucionale.