Kadri Veseli rizgjedhet kryetar i PDK-së

Kadri Veseli, aktualisht kryetar i Kuvendit të Kosovës, është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Marketing

Zgjedhja e tij për numrin një të PDK-së, është bërë sot në Konventën e nëntë zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila u mbajt në Prishtinë.

Pasi votimi është bërë në mënyrë të hapur, Veseli është zgjedhur kryetar pa asnjë votë kundër.