Kadyrovi e kërcënon Zelenskyn

Ramzan Kadyrov ia ka dërguar një mesazh kërcënues presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Marketing

Udhëheqësi çeçen publikoi një video në kanalin e tij në Telegram, në të cilën ai paralajmëroi Zelenskyn që “të dorëzohet”. Kadyrov i tha Zelenskyt të dilte me duart lart dhe të thoshte se po dorëzohej, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Index, përcjell Express.

“Do të shihni një operacion të vërtetë special në të cilin të gjithë do të ikin, jo vetëm nga qytetet por edhe nga Ukraina. Ne hymë në zonën industriale, depërtuam mbrojtjen e parë. Trupat tanë mbërritën, sapo dolëm vramë katër persona. Të tjerët ikën dhe e thirrën mamin në rusisht”, tha Kadyrov.

“Në të ardhmen shumë të afërt, forcat ruse do të përdorin taktika të reja dhe do të arrijnë rezultate më efikase dhe më të shpejta në kryerjen e një operacioni special çdo ditë. Si konfirmim i deklaratave të mia, unë do të publikoj video dëshmi të shkatërrimit të nazistëve dhe djallit”, kërcënoi lideri çeçen.

“Ky është vetëm fillimi. Prisni surpriza!” tha Kadyrov.