Deputetët Frashër Krasniqi i PSD-së dhe Xhelal Sveçla i Vetëvendosjes kanë pasur një përplasje fizike pas emisionit Rubikon n, jashtë ndërtesës së televizionit.
Lajmin e ka konfirmuar deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri, e cila tregoi se ky incident ka ndodhur pas emisionit Rubikon.
“Po janë përlesh mes vete. Fatkeqësisht ka ndodhë. Unë kam qenë dëshmitare por nuk e di qysh ja kanë nis vetëm kur i pash, vërtetë eskaloj situata. Adriatiku më shumë u mor me ta”, ka thënë Gaxherri. Para përplasjes gjatë emisionit ka pasur një debat të dy deputetëve, që duket se i ka paraprirë përplasjes fizike.
“Nesër keni me ardhë me bo kuorumin, çka doni me thanë tash. A ki me ardh të enjten në seancën e radhës, Glauku ka thanë që s’kthehum në Kuvend. Ma mos thuj fjalë të mëdhaja se ki me u kthy në Kuvend”, i ka thënë Krasniqi deputetit të VV-së.
I menjëherëshm kishte qenë reagimi i Sveçlës. “Ma, ma se e dijmë na kush i përbin fjalët”, ka thënë Sveçla.