Nga Tina Hesman Saey
Nëse njerëzit preferojnë të konsumojnë më shumë kafe ose çaj, kjo mund të jetë çështje gjenetike. Njerëzit që kanë një version të një gjeni, që rrit ndjeshmërinë ndaj shijes së hidhur të kafeinës, kanë tendencën të jenë konsumatorë të rregullt të kafesë, raportuan disa studiues në uesbajtin “Scientific Reports”.
Konsumatorët e çajit, priren të jenë më pak të ndjeshëm ndaj shijes së hidhur të kafeinës, por kanë versione të gjeneve që rrisin ndjeshmërinë ndaj hidhësisë së kimikateve të tjera, zbuluan hulumtuesit. Prej kohësh është menduar se njerëzit shmangin ngrënien e ushqimeve të hidhura, pasi hidhësia është një tregues i helmit, thotë Xhon Hajes, një studiues i shijes në Universitetin Shtetëror të Pensivalnisë në SHBA, që nuk ishte i përfshirë në studim.
Gjetjet mbi kafenë dhe çajit, ndihmojnë në sfidën që e mbithjeshtëzon faktin që “e hidhura është gjithmonë e keqe, ndaj le të shmangim”. Në studimin e ri, hulumtuesit vizituan variantet e ADN-së të gjeneve të përfshira në zbulimin e shijes së hidhur të kimikateve si kafeina, kinina dhe propiltiouracili, ose PROP, një element kimik sintetik që nuk gjendet natyrshëm në ushqim
apo pije.
Elementët e tjerë përbërës të natyrshëm të hidhur në kafe dhe çaj, mund të shkaktojnë të njëjtat reagime të shijes si kinina dhe PROP, thotë Hajes. Studiuesit në Australi, Shtetet e Bashkuara dhe Angli shqyrtuan ADN-në nga më shumë se 400.000 pjesëmarrës në ‘UK Biobank’, një depo e të dhënave gjenetike për kërkime mjekësore.
Pjesëmarrësit gjithashtu raportuan informacione të tjera, në lidhje me shëndetin dhe mënyrën e jetesës së tyre, duke përfshirë se sa çaj ose kafe pijnë çdo ditë. Ekipi i shtoi variantet e secilit person në gjenet e shijes, duke krijuar një rezultat gjenetik se sa intensivisht personi ka shijen e secilës nga kimikatet e hidhura.
Më pas, studiuesit i krahasuan ato rezultate me zgjedhjet e raportuara të pijeve nga njerëzit. Njerëzit që kishin rezultatin më të lartë gjenetik për zbulimin e hidhësisë nga kafeinës, kishin 20 për qind më shumë gjasa të pinin shumë kafe, duke konsumuar 4 ose më shumë filxhanë në ditë, sesa ata që nuk kanë një ndjeshmëri të shtuar.
Hulumtuesit kishin menduar se njerëzit që janë të prirur gjenetikisht të shijojnë hidhësinë më intensivisht, mund të shmangin pijet e hidhura. “Në këtë rast, është e çuditshme se si ne po kërkojmë kafeinë”-thotë bashkërenduesja e studimit, Merilin Kornelis.
Pirësit e kafesë, mund të kenë mësuar të shijojnë hidhësinë e kafeinës, pasi kjo është një shenjë që e ofron kimia. Por konsumatorëve të çajit, mund të mos u pëlqejë hidhësia e PROP dhe kininës, thotë Kornelis, nutricioniste dhe epidemiologe gjenetike në Universitetin Feinberg të Mjekësisë në Çikago.
Përkundrazi, njerëzit priren të fiksohen më shumë pas kafesë ose çajit, kështu që rezultati i çajit mund të jetë thjesht një refuzim i kafesë. Është e paqartë se sa i madh, është roli që luajnë gjenet e shijimit të hidhësisë, në përcaktimin nëse dikush zgjedh të pijë zakonisht kafe ose çaj.
“Në studimet e mëparshme, që kërkonin variantet gjenetike të lidhura me konsumin e kafesë, “nuk u zbuluan gjenet e shijes”- thotë Kornelis. Në vend të kësaj, gjene të përfshira në shkatërrimin e kafeinës mund të luajnë rol më të madh në përcaktimin e sasisë së çajit apo kafesë së konsumuar.
“Sciencenews.org” – Bota.al