Kafenetë në qendër të Shkupit përplot njerëz, Inspektorati Tregut vërsulet në Çair

TV21 mëson se nga Inspektorati i tregut sonte do të ketë kontrolle në disa lokale në Komunën e Çairit. Në rrjetet sociale janë paraqitur foto dhe video të shumta nga ahengje në lokale të ndryshme në Qendër të Shkupit. Askush nga institucionet përkatëse nuk ka reaguar. Të enjten mbrëma dhe mbrëmë janë organizuar ahengje ku janë parë shumë njerëz duke mos respektuar masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria.

Marketing

Në rrjetet sociale qarkullojnë video incizime nga ahengje të ndryshme në kryeqytet por edhe në qytetet tjera të vendit.