Ora policore deri në fund të kësaj jave nuk do të ndryshojë dhe do të mbetet nga 19 deri ora 5 në mengjes, por javën e ardhshme propozohet të zgjatet deri në ora 21. Ky është propozimi i Komisionit për sëmundje ngjitëse, kanë thënë burime për Slloboden Peçat.
Ky Komision propozon që nga e hëna e ardhshme të hapen edhe kafiteritë dhe qendrat tregtare, nga ora 10 deri ora 18, me përjashtim të ditës së diel.