Kafja mund të përfshihet edhe në rutinën tuaj të bukurisë

Mendoni se nuk mund ta doni kafenë më shumë se kaq? Mendoni sërish. Kafeja tashmë mund të përfshihet edhe në rutinën tuaj të bukurisë.

Marketing

Ka dëshmi shkencore se nëse konsumoni 1 deri në 2 kafe brenda ditës do të keni një pamje më të bukur. Në fakt një filxhan kafeje ju jep më shumë antioksidantë se një frutë, gjë që ndikon në bukurinë e lëkurës.

Përveç tjerash, ja disa përdorime për fytyrën, trupin dhe flokët:

Fytyra

E pasur në antioksidantë, kafeja mund të luftojë plakjen e lëkurës duke eliminuar toksinat dhe duke e mbrojtur atë nga radikalet e lira nga ndotja, tymi i cigares etj.

Trupi

Kafeja është diurektike. Pra, kur aplikohet në lëkurë, ajo ka vetinë të largojë lëngjet nga qelizat e dhjamit duke i bërë ato të tkurren dhe duke pakësuar përkohësisht dukshmërinë e celulitit.

Një ‘crub’ i sugjeruar për këtë trajtim përbëhet nga një kupë mbetje kafeje (ajo që mbetet pas bërjes së kafes ekspres), gjysmë kupe sheqer i bardhë ose i vrugtë dhe një kupë vaj kokosi.

Përbërja masazhohet në trup pas larjes dhe shpëlahet me ujë të ngrohtë.

Flokët

Kafeja, jo vetëm i lë flokët të mëndafshta, por e masazhuar në skalp, kafeina mund të nxisë rrënjët e flokëve për një rritje më të shpejtë.