“Kafshë, s’di qysh t’ka marr gruja që e ki n’shpi”, Arta Nitaj i drejtohet ashpër analistit, Xhevdet Pozhari

Reagimet për rastin në Ferizaj po janë të shumta.

Marketing

Përderisa të gjithë i kanë parë fajtor Arbër Sejdiun dhe Dardan Krivaqën ndaj të cilëve janë shprehur me ofendime nga më të rëndat, analisti Xhevdet Pozhari ka parë në një mënyrë fajtore dhe viktimën, shkruan lajmi.net.

Këtë e la të kuptohej me anë të fjalëve të shprehura në statusin e tij me të cilin ngjalli shumë reagime në opinionin publik.

“E vërtetë se ne duhet të angazhohemi shumë për edukimin e djemve në këtë shoqëri, veçanërisht për respektin ndaj gjinisë femërore dhe t’i shembim stereotipet patriarkale.

Por, po aq e rëndësishme është që edhe vajzave duhet rikujtuar sa më shpesh se nuk është me rëndësi vetura Audi A8, por gomari që e nget atë.”, u shpreh analisti ndaj të cilit shpërthyen reagime e ofendime të shumta.

“Fshije fshije, gomar, ani debil ani, Nëse ka hyp në Audi ajo nuk ka hyp me e perdhunu e me e vra, Shko more ndreqe ate goje, Ja paske huq fort more zotni. Nje vajze 18 vjeçare manipolohet kollaj. Turp!, këto ishin disa prej komenteve të adresuara tek Pozhari.



Ndërkohë nuk mbeti pa reaguar as Arta Nitaj e cila po ashtu iu drejtua me një fjalor po kaq të ashpër analistit të njohur i cili bëri bujë me deklaratën e tij.

“Gomar vet, debill…Kafshe, sdi qysh tka mar gruja qe e ki nshpi”, ka shkruar modelja nga Peja./Lajmi.net/

Marketing